Nesër votohet për Këshillin Nacional të Shqiptarëve në Serbi

Nesër në Luginën e Preshevës mbahen zgjedhjet e Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Serbi, i cili merret ekskluzivisht me çështjet e shqiptarëve atje, me qëllim të avancimit të të drejtave të shqiptarëve në fushën e arsimit, kulturës dhe përdorimit të simboleve kombëtare.

Njohës të së drejtës kushtetuese në Kosovë thonë se të drejtat e shqiptarëve atje janë përkeqësuar dhe se ata që marrin mandatin për udhëheqjen e këshillit duhet të jenë unik dhe t’i përparojnë të drejtat e tyre nacionale.

Janë gjashtë shqiptarë nga parti të ndryshme të cilët pretendojnë të udhëheqin me Këshillin Nacional Shqiptar  në Serbi. Fushata parazgjedhore e tyre ka përfunduar dhe zgjedhjet mbahen nesër më 4 nëntor.

Këshilli është një institucion i themeluar në vitin 2010 për të mbrojtur dhe avancuar të drejtat e shqiptarëve në fushën e arsimit, kulturës, informimit, përdorimit të simboleve kombëtare dhe përdorimit te shkrimit e gjuhës shqipe.

Por praktikat tregojnë se Serbia asnjëherë nuk ka avancuar të drejtat dhe liritë, elementare të qytetarëve atje.

Burimi: Mesazhi.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne