Netanjahu: Irani është kërcënimi më i madh për ekzistencën tonë

Duke deklaruar se nuk do të lejojnë që Irani t’a shndërroj Sirinë në një bazë vdekjeprurëse ndaj vendit dhe të zhvillojë armët bërthamore të saj, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu ka thënë se: “Irani është kërcënimi më i madh për ekzistencën tonë dhe ne jemi të vendosur që ta ndalim këtë kërcënim.”

Sipas një deklarate me shkrim të bërë nga Zyra e Kryeministrisë së Izraelit, Netanyahu ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të pilotëve ushtarakë të trajnuar në bazën ajrore Hatzerim të lidhur me Forcën Ajrore të Izraelit që gjendet në qytetin Beer-Sheva në jug të vendit.

Në fjalimin e bërë në këtë ceremoni, Netanjahu vuri në dukje se forcat ajrore luajtën një rol të rëndësishëm në çështjen e eliminimit të kërcënimeve ndaj Izraelit, duke shtuar se: “Po e them haptazi, ne nuk do të lejojmë Iranin që të zhvillojë armë bërthamore. Ne do të vazhdojmë të ndërmarrim hapa të fortë kundër planit të Iranit për ta bërë Sirinë një bazë raketore vdekjeprurëse kundër nesh.”

‘SANKSIONET E SHBA-SË KANË PENGUAR QËLLIMET E IRANIT NË RAJON’

Netanjahu u shpreh se marrëveshja bërthamore me Iranin ishte një marrëveshje e keqe dhe se Presidenti i SHBA-së Donald Trump e ka vërejtur këtë gjë dhe është tërhequr nga marrëveshja, duke shtuar se me sanksionet e reja të SHBA-së, janë penguar ‘qëllimet e Iranit në rajon’.

Netanjahu theksoi se forca ajrore izraelite luajti një rol të rëndësishëm në shkatërrimin e objektivave të Iranit në rajon dhe do të vazhdojë të ndërmarrë hapat e nevojshëm drejt këtyre objektivave dhe shtoi se: “Po flas për Iranin. Sepse Irani është kërcënimi më i madh për ekzistencën tonë dhe ne jemi të vendosur për ta ndaluar këtë kërcënim.”

‘KEMI PLANE LIDHUR ME GAZËN’

Kryeministri izraelit tha gjithashtu se vendi i tij ka disa plane lidhur me Rripin e Gazës, por se kjo ceremoni nuk është vendi i duhur për t’i zbuluar ato dhe shtoi se: “Por mund ta them këtë. Ata që na tërheqin në konflikt, do të pendohen për këtë. Këtu ekziston një rol qëndror të cilin do t’a luajnë Forcat Ajrore.”

‘EDHE NËSE SHKAKTON LUFTË’

Në një deklaratë të bërë muajin e kaluar, Netanjahu tha se është gati të përballet me gjendjen të cilën qeveria e quan ‘agresioni i Iranit’, edhe nëse një gjë e tillë çon në luftë, duke u shprehur se: “Izraeli është i vendosur që t’i jap fund agresionit të Iranit, edhe nëse një gjë e tillë çon në luftë.”

Duke u tërhequr me 8 maj nga marrëveshja bërthamore e bërë me vendet P5+1 dhe Iranin, presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se do të sjellë sanksione të reja ndaj qeverisë së Teheranit.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne