Bota

Netanyahu: Asnjë hebre nuk do të largohet nga vendbanimet në Bregun Perëndimor

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se kolonët hebrenj në vendbanimet e paligjshme hebraike në Bregun e pushtuar Perëndimor nuk do të largohen nga rajoni për aq kohë sa është ai në pushtet.

Kryeministri Netanyahu i bëri një vlerësim rendit të ditës në ceremoninë e hapjes së projektit rrugor të ndërtuar pranë vendbanimit të paligjshëm hebre Geva Binyamin në Bregun Perëndimor.

Netanyahu, duke pretenduar se Bregu Perëndimor “i përket paraardhësve të hebrenjve”, tha se rezidenca të reja do të vazhdojnë të ndërtohen në vendbanimet hebraike në rajon.

“Palestinezët po përpiqen të na nxjerrin nga këtu, por për sa kohë që unë jam Kryeministër i Izraelit, asnjë hebre nuk do të largohet nga shtëpia e tij”, -tha Netanyahu dhe dha mesazhin se vendbanimet e paligjshme hebreje në Bregun Perëndimor nuk do të evakuohen.

Mbi 600 mijë izraelitë aktualisht jetojnë në afërsisht 250 vendbanime të paligjshme hebreje të ndërtuara në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor që kur Izraeli pushtoi territoret palestineze në vitin 1967.

Sipas të drejtës ndërkombëtare, të gjitha vendbanimet hebraike në territoret e pushtuara palestineze konsiderohen të paligjshme./ trt

OPINIONE