Netanyahu: Normalizimi me EBA-në dhe Bahreinin do të pompojë miliarda në ekonominë izraelite

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se miliarda do të rrjedhin në Izrael për shkak të marrëveshjeve të normalizimit të arritura kohët e fundit.

“Marrëveshja e paqes me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Bahreinin do të pompojë miliarda në ekonominë izraelite”, tha Netanyahu duke folur për mediat përpara udhëtimit të tij nga Tel Avivi në Washington për ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së normalizimit.

Duke theksuar se kanë arritur dy marrëveshje paqeje brenda një muaji, Netanyahu deklaroi se kjo është një epokë e re.

“Unë po udhëtoj për të realizuar paqen në këmbim të paqes”, u shpreh ai.

Në një deklaratë me shkrim nga zyra e Netanyahut thuhet se marrëveshja do të kombinojë paqen diplomatike me paqen ekonomike dhe miliarda do të derdhen në vend përmes investimeve, bashkëpunimit dhe projekteve të përbashkëta./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne