Nevojat e Presidentit/ “Sekretet” e Bajram Begajt, Presidenca hap tenderin: Na duhet një kasafortë

Institucioni i Presidencës ka hapur një tender për të blerë disa mallra mes të cilave edhe një kasafortë sekrete. Tenderi me vlerë rreth 3 milionë lekë me TVSH është hapur në agjencinë e prokurimeve publike ku nevojën për kasafortë e argumentojnë me dokumentet sekrete që ka institucioni i Presidencës. Bajram Begaj ka nevojë për një kasafortë sekrete. Institucioni i Presidencës hapi një tender me vlerë rreth 3 milionë lekë me TVSH për të blerë disa mallra që nga frigoriferë e tapet deri te tavolinë mbledhjeje e një kasafortë.

Dëshira e Bajram Begajt për të rindërtuar godinën e presidencës nuk është fshehur ndonjëherë. Krahas kërkesave për mbështetje buxhetore drejtuar degëve të ekzekutivit, dëshirën për një rinovim nga themelet ia ka shprehur edhe miqve që vijnë nga jashtë. Afati i dorëzimit të ofertave për këtë procedurë tenderuese ka përfunduar, dhe tashmë stafi i Presidencës është duke vlerësuar ofertat e paraqitura./A2

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress