Nga intervista me Bin Laden, tek… Kush ishte Jammal Khashoggi?

Një gazetar saudit u vra dhe autoritetet turke besojnë se ai është vrarë brenda Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll. Qeveria saudite tha të premten se Jamal Khashoggi vdiq gjatë një grindje në Konsullatë. Njoftimi erdhi afër tre javë pas zhdukjes misterioze të Khashoggit. Gazetari 59-vjeçar hyri në konsullatë më 2 tetor për të marrë dokumentet e nevojshme për tu martuar me të fejuarën e tij turke, Hatice Cengiz. Cengiz tha se kishte pritur jashtë ambasadës për afër 11 orë por ai nuk doli kurrë.

“Jamal nuk ka vdekur. S’mund të besoj që ai është vrarë”, shkroi ajo të shtunën në Twitter.

Kush ishte Jamal Khashoggi?

Khashoggi, ishte një gazetar i njohur, i cili kritikonte shpesh qeverinë saudite dhe Princin e Kurorës Mohammed bin Salman, duke shkruar opinione në The Washington Post. Khashoggi kishte një karrierë të gjatë dhe të komplikuar. Nga intervistat me Osama bin Ladenin në vitet 80’ta ai u bë një nga top gazetarët e vendit të tij duke jetuar në arrati.

Khashoggi ishte një nga zyrtarët e lartë të qeverisë saudite dhe punoi për top mediat e vendit. Për shumë kohë ai ishte parë si i afërt me elitën atje. Por vitin e kaluar, Khashoggi nisi të kritikonte taktikat qeveritare të princit Mohammed. Familja mbretërore saudite ia kishte ndaluar atij shkrimin pasi ai kishte kritikuar presidentin Donald Trump duke e detyruar Khashoggin të linte vendin për SHBA-të në verën e vitit 2017. Në muajt e fundit, Khashoggi raportohet tu ketë thënë kolegëve se kishte frikë për jetën e tij. Pasi u largua nga Arabia Saudite ai jetoi duke lëvizur në mes të Londrës, Stambollit dhe Virxhinias.

The Post të mërkurën publikoi një artikull të Khashoggi shkruar pak para zhdukjes së tij. Në të, Khashoggi bënte thirrje për liri të shprehjes në botën arabe.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne