Nga Lali Eri me biçikletë, tek takimi i Ramës me qytetarët. Çfarë ndodhi pas mbledhjes së Kryesisë

Mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste e cila u shoqërua me një ‘terr” informativ gjatë kohës që u zhvilluan takimet me dyer të mbyllura dhe ajo u finalizua me deklaratën e Kryeministrit Rama, i cili i la të hapur derën ndryshimeve në Qeveri.

Pas takimit Rama është parë të dalë me “xhaketat’ e vjetra të PS-së, Gramoz Ruçin dh Pandeli Majkon, ndërkohë që është parë edhe kryebashkiaku, Erion Veliaj të largohet shpejtësi me biçikletën e tij.

Pas prononcimit për mediat, Rama është takuar dhe me qytetarët, të cilët e kanë pritur për orë të tëra para selisë së PS-së.

Sipas fotografive të LSA-së, një zonjë ka qenë në pritje të Kryeministrit, por ajo është ndaluar nga gardistët, ndërkohë në fotot e tjera shikohet që Rama i ka bërë me shenjë që ajo të afrohet dhe më pas ka përshkuar një copë rrugë me të duke dëgjuar hallet.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne