Bota

Nga parajsë në një “portë ferri”, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Malibu (foto)

Autoritetet në ShBA kanë njoftuar se gjatë së shtunës janë gjetur edhe 14 trupa të tjerë, të cilët u shuan pas zjarrit të madh që është ngritur në pjesën veriore të Kalifornisë, përkatësisht në Malibu.

Numri i viktimave me këtë rast ka shkuar në 25, derisa edhe mijëra persona të tjerë mbesin të rrezikuar.

Zjarri shpërtheu rreth një javë më parë dhe i gjithë qyteti i bukur i Malibusë është evakuuar, madje edhe vendi historik ku filmoheshin filmat Western është shkatërruar plotësisht.

OPINIONE