Ngjarja në Bllok/ Kush është Eljon Hate, i dënuar për vrasje

Të tjera detaje zbulohen për ngjarjen e ndodhur në një lokal në Ish bllok mbrëmjen e djeshme, ku viktimë mbeti Fabian Gaxha ndërsa i plagosur mbeti Ervis Martinaj, biznesmen i njohur i pikave të basteve si edhe 28-vjecarin Eljon Hate, ky i fundit një emër i njohur për policinë, pasi rezulton i dënuar për vrasje me dashje në Shkodër.

Eljon Hate, i njohur ndryshe edhe me emrin Esmeraldo akuzohet se vrau më 12 maj të vitit 2014 në Shkodër pas një grindje banale 22-vjeçarin Indrit Hylli, si edhe plagosi Jetmir Mollën.

Ai u arrestua së bashku me të vëllanë në 3 maj të vitit 2015 në Laç. Gjykata e Shkodrës kishte caktuar masën e arrestit me burg për të dy këta persona.

Tre  vite pas arrestimit për vrasje me dashje, Eljon Hato shfaqet në zonën e ish-Bllokut në Tiranë ku u përfshi në konfliktin me armë që i mori jetën shtetasit Fabiol Gaxha.

Vrasja në Shkodër në vitin 2014

Viktima Indrit Hylli dhe i plagosuri Jetmir Molla, po qëndronin në një lokal në fshatin Zus, ndërsa autori Eljon Hato ndodhej po në të njëjtin lokal, por në një tjetër tavolinë. Sipas policisë, brenda lokalit ka pasur dhe dy persona të tjerë, që kanë qenë të njohur me personat e përfshirë në konflikt, por kanë qenë në një tjetër tavolinë.

Nën efektin e alkoolit, kur ora shënonte 03:00 e mëngjesit, mes personave të përfshirë në konflikt ka filluar një debat, i cili në fillim ka nisur me shkëmbime fyerjesh banale dhe më pas 26-vjeçari ka qëlluar me armën e zjarrit pistoletë, në fillim në drejtim të shtetasit Indrit Hylli, duke e lënë të vdekur në vend.

Më pas ka qëlluar dhe në drejtim të shokut të viktimës, shtetasit Jetmir Molla, i cili për fat ka marrë vetëm një plagë në këmbë. Menjëherë pas ngjarjes, autori është larguar pa rënë në “dorë” të policisë, ndërsa dy personat e qëlluar janë dërguar me shpejtësi në spital nga punonjësit e lokalit.

Por, për shkak të plagëve të rënda, 22-vjeçari Indrit Hylli nuk ka mundur t’i shpëtojë vdekjes. Ndërsa i plagosuri Jetmir Molla, sipas mjekëve, është jashtë rrezikut për jetën, pasi plumbi i marrë nuk ka dëmtuar ndonjë arterie.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne