Niger – Vriten 50 terroristë të Boko Haramit në juglindje të vendit

“Elementë të armatosur terroristë të Boko Haramit në rreth 20 automjete sulmuan kampin ushtarak në Toummour të rajonit Diffa. Përgjigja e menjëhershme e forcave tona të mbrojtjes dhe sigurisë ndihmoi për të zmbrapsur armikun”, tha Ministria për luftimet e së dielës.

“Terroristët e Boko Haramit (50) u neutralizuan dhe një ushtar u plagos. Pas sulmit, përforcime nga batalioni i ndërhyrjeve speciale të ushtrisë së Nigerit e ndoqën menjëherë armikun në bazën e tij në brigjet e liqenit të Çadit”, shtoi ajo.

Deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes theksoi gjithashtu se ushtria e Nigerit ka kapur disa të dyshuar, armë dhe ka sekuestruar dy automjete.

Diffa është nën regjimin e gjendjes së jashtëzakonshme gjatë 5 viteve të fundit që kur Boko Harami nisi një fushatë ushtarake në shkurt të 2015-s.

Organizata terroriste në fjalë është e pranishme në Nigeri që nga fillimi i viteve 2000 dhe ka vrarë më shumë se 20.000 njerëz që nga viti 2009 e këtej. Ajo ka kryer sulme në Kamerun, Çad dhe Niger duke filluar që nga viti 2015.

Në sulmin e Boko Haramit më 7 mars ndaj kampit ushtarak Chetima Wangou në rajonin Diffa të Nigerit, u vranë 8 ushtarë dhe 3 të tjerë u zhdukën. Qeveria e vendit tha se gati të gjithë terroristët pjesëmarrës në këtë sulm u vranë në sulme ajrore./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne