Nis viti i ri akademik/ 20 mijë maturantë të regjistruar, 60% zgjodhën Universitetin e Tiranës! Risi programet studimore me diplomë të dyfishtë

Kotat në degët e mjekësisë, stomatologjisë, farmacisë dhe arkitekturës tek Universiteti Politeknik i Tiranës, janë plotësuar 100%, gjithashtu dhe degët e IT. Nga rreth 20.200 maturantë në shkallë vendi, 60% kanë zgjedhur Universitetin e Tiranës.

Nis sot viti i ri akademik në të gjitha universitetet e vendit. Universiteti i Tiranës mbetet zgjedhja e parë e maturantëve ku priten mbi 11 mijë studentë në të tria ciklet e studimit. Nga rreth 20.200 maturantë në shkallë vendi, 60% kanë zgjedhur Universitetin e Tiranës.

Me prioritet këtë vit janë parë degët që lidhen me fushën e shëndetit, IT dhe inxhinieritë në përgjithësi të ndjekura nga programet ekonomi-financë. Ndërkohë kotat në degët e mjekësisë, stomatologjisë, farmacisë dhe arkitekturës tek Universiteti Politeknik i Tiranës, janë plotësuar 100%, gjithashtu dhe degët e IT. Kuotat gjithashtu janë plotësuar edhe tek 2 Akademitë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe e Rendit.

Risi e këtij viti janë edhe programet e reja studimore me diplomë të dyfishtë, që u jep mundësi shumë prej studentëve të kenë një bashkëpunim mbarëkombëtar.

Regjistrimet në publik janë 75%, ndërsa te privati 25%. Procesi i regjistrimit do të vijojë deri me 8 tetor, ku edhe përfundon raundi I dytë. Pas kësaj datë do të ketë edhe një javë tjetër regjistrimesh, që konsiderohet raundi I lirë, ku maturantët që kanë mbetur pa një degë mund të regjistrohen të fakultetet që kanë kuota të lira./shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne