Nishani: Banditizmi dhe korrupsioni, sinjale që Shqipërisë nuk i hapen negociatat

Për ish-Presidentin Bujar Nishani nga vendet e BE-së po jepen sinjale se nuk do të hapen negociatat me Shqipërinë në fund të qershorit. Nishani shkruan se shkak janë banditizmi dhe korrupsioni, droga dhe kriminalizimi institucioneve të shtetit, blerja e zgjedhjeve dhe vrasja e shpresës.

Po ashtu edhe ikjet masive nga vendi dhe kontrolli i të gjitha pushteteve nga një njeri i vetëm, kufij të shqyer dhe aleanca të dyshimta, varfërimi i popullit dhe grabitjet e pasurive publike nga oligarkët e pushtetit.

Reagimi i plotë

Të dashur miq, vendet kryesore evropiane kanë nisur sinjalet e para se Shqipëria nuk do ketë një datë përfundimtare për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian deri në plotësimin e disa kushteve. Arsyet, banditizmi dhe korrupsioni, droga dhe kriminalizimi institucioneve te shtetit, blerja e zgjedhjeve dhe vrasja e shpresës, ikjet masive nga vendi dhe kontrolli i të gjitha pushteteve nga një njeri i vetëm, kufij të shqyer dhe aleanca të dyshimta, varfërimi i popullit dhe grabitjet e pasurive publike nga oligarkët e pushtetit, shqiptarët e zakonshëm që mbyllin bisneset e tyre dhe bosët mafiozë që pastrojnë në kulla paratë e narkotikëve, spitale mizerabēl dhe shkolla në degradim, rrugë që shkatërrohen në vend që të ndërtohen, propagandë hipokritësh si në vitet ‘70, etj., etj.,.

Përgjegjësit e kësaj katrahure po na izolojnë përsëri nga bota e qytetëruar, e civilizuar dhe e lirë !!/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne