Nisja e shkollës, policia e Tiranës angazhon 1200 efektivë për ditën e parë

Ka nisur sot në të gjithë vendin viti i ri shkollor parauniversitar 2017-2018. Janë 495 mijë nxënës që nisin mësimin, nga të cilët 33 mijë ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

Ashtu si në të kaluarën, edhe këtë vit qyteti më problematik ka qenë kryeqyteti ku edhe numri i nxënësve është teje i madh. Edhe sot problemi më i madh ka qenë si zakonisht, trafiku i rënduar dhe kaosi në parkim pranë shkollave.

Për të sfumuar sa më shumë këtë problematikë dhe për të shmangur incidentet e mundshme pranë shkollave, policia e kryeqytetit ka njoftuar se ka angazhuar 1200 efektivë policie në teren.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne