Bota

Një kolon izraelit dënohet me burg të përjetshëm për shkak të vrasjes së familjes palestineze

Një gjykatë izraelite ka dënuar një kolon hebre me burgim të përjetshëm për një zjarrvënie të qëllimshme në vitin 2015, ku një fëmijë palestinez dhe prindërit e tij u dogjën të gjallë në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Gjykata Qendrore në qytetin Lod dënoi kolonin Amiram Ben-Uliel me burgim të përjetshëm për shkak të vrasjes së anëtarëve të familjes Dawabsheh në zjarrvënien e qëllimshme të shtëpisë së tyre.

Në muajin korrik Riham dhe Saad Dawabsheh, si dhe fëmija i tyre 18-muajsh, u dogjën të gjallë kur kolonët i vunë flakën shtëpisë së tyre në fshatin Douma në Nablus.

Në atë kohë, qeveria izraelite e konsideroi incidentin një sulm “terrorist”, por udhëheqja palestineze dhe grupet e të drejtave të njeriut akuzuan Izraelin se nuk është serioz në ndjekjen e sulmuesve.

Ben-Uliel u dënua për vrasje në muajin maj.

Gazeta “Jerusalem Post” tha se ekipi mbrojtës i kolonëve do të paraqesë një apel në Gjykatën e Lartë të Izraelit.

Nasr Dawabsheh, duke folur në emër të familjes së tij, për AA tha se vendimi nuk është “i mjaftueshëm”. Ai theksoi se do të drejtohen në Gjykatën e Lartë të Izraelit për të kërkuar heqjen e shtetësisë izraelite për kolonin hebre, si dhe prishjen e shtëpisë së tij./AA

OPINIONE

INTERVISTA