Një pajisje për testin e frymëmarrjes do të zbulojë kancerin në fazën e hershme

Një testim i ri i pajisjes për biopsinë e frymëmarrjes së shpejti mund të bëhet mjeti më i hershëm i zbulimit të kancerit, pasi në Mbretërinë e Bashkuar ka filluar të provohet një pajisje e re.

Sipas mediave lokale, pajisja e re “Breath Biopsy”, e cila është projektuar për të zbuluar shenjat e kancerit në molekulat e nxjerra nga pacientët, tani është në spitalin Addenbrooke në Kembrixh.

Nëse prova del e suksesshme, kanceri do të mund të zbulohet në fazat e hershme dhe përmes trajtimit do të mund të shpëtohen shumë më tepër jetë.

Pacientët e parë në provën dy-vjeçare janë të dyshuarit për kancer ezofagu dhe kancer i stomakut.

Testet më vonë do të zgjerohen tek personat që dyshohen se kanë kancerin e prostatës, fshikëzave, mëlçisë dhe atë pankreatik.

“Koncepti i sigurimit të një pamjeje të te gjithë trupit në një mënyrë tërësisht joinvazive është shumë i fuqishëm dhe mund të reduktojë dëmin duke i kursyer pacientët nga testet më invazive, për të cilat ata nuk kanë nevojë”, thotë Billy Boyle, bashkë-themelues dhe shef ekzekutiv i kompanisë britanike Owlstone Medical, e cila qëndron edhe prapa pajisjes së re.

“Ne kemi nevojë urgjente për të zhvilluar mjete të reja, siç është ky test frymëmarrje, i cili mund të ndihmojë në zbulimin dhe diagnostifikimin e kancerit më herët, duke u ofruar pacientëve mundësinë më të mirë për të mbijetuar përballë sëmundjes së tyre”, shprehet hulumtuesja kryesore Rebecca Fitzgerald./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne