Një tërmet 5.3 ballë godet Indonezinë

Një tërmet me fuqi prej 5.3 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur provincën Aceh në ishullin Sumatra të Indonezisë.

Agjencia për Meteorologji, Klimë dhe Gjeofizikë e Indonezisë (BMKG) njoftoi se tërmeti është regjistruar 17 kilometra në veriperëndim të qytetit Langsa, në thellësi prej 10 kilometrave.

Zyrtarët e rajonit thonë se deri më tani nuk kanë pranuar ndonjë informacion për viktima, të plagosur apo dëme materiale.

Qendra e Paqësorit për paralajmërim nga cunami nuk ka lëshuar paralajmërim.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne