Nottingham/ Adoleshenti goditet me thikë në gjoks në dyqanin ‘Primark’

Një djalë 17-vjeçar është goditur me thikë në gjoks në një dyqan Primark në Nottingham. Policia e Nottinghamshire tha se adoleshenti u sulmua brenda dyqanit në Long Rou të dielën.

Oficerët besojnë se ka pasur një sherr mes një grupi të rinjsh jashtë dyqanit përpara se të ndodhte goditja me thikë. I plagosuri u trajtua në vendngjarje nga mjekët e ndihmës dhe u dërgua në spital me lëndime të rënda.

Policia thotë se një i dyshuar u largua nga vendi i ngjarjes në drejtim të Sheshit të Tregut të Vjetër. Det Insp Paul Shortt tha: “Ky ishte një akt i tmerrshëm dhune i kryer në sy të publikut”.

Nottingham2

“Një ekip detektivësh po punon tani për të kuptuar saktësisht se çfarë ka ndodhur në momentet para, gjatë dhe pas këtij incidenti.” Policia i kërkoi kujtdo që kishte ndonjë informacion të kontaktont./BBC/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne