Nuk i dha dorën një zyrtari, gjykata suedeze i jep të drejtë një muslimaneje: veproi sipas Konventës Europiane!

Një gjykatë në Suedi vendosi në favor të një gruaje muslimane, pasi asaj iu refuzua një intervistë për punë. Shkak qe mosdhënia e dorës ndaj njeriut që do e intervistonte. Në etikën islame, shtrëngimi i duarve mes një mashkulli dhe një femre, në disa prej relacioneve shoqërore është e ndaluar.

Nga Zyra e Avokatit të Popullit në Suedi u tha se gruaja muslimane me emrin Farah Alhajeh aplikoi për punë në një kompani përkthimi në Uppsala, por intervista e saj u ndërpre pasi ajo refuzoi të shtrëngojë duart me zyrtarin përballë.

Zyra e Avokatit të Popullit pastaj e transferoi çështjen në një gjykatë suedeze, e cila vendosi në favor të Farah Alhajeh. Vendimi i Gjykatës thotë se Alhajeh është diskriminuar dhe se asaj i duhet paguar një kompensim prej 40,000 kuna (rreth 3,900 euro).

Në vendimin e saj gjykata deklaroi gjithashtu se Alhajeh kishte të drejtë të refuzojë të shtrëngojnë duart me seksin e kundërt, siç thuhet në paragrafin e nëntë të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore.

Alhajeh tha në një deklaratë për televizionin publik suedez SVT se ajo ishte e lumtur për vendimin e gjykatës.

“Një njeri ishte i pranishëm gjatë intervistës për punë. Unë e sqarova se duke qenë muslimane nuk mund t’i jepja dorën për arsye fetare. Në vend të kësaj, unë thjesht e përshëndeta. Në atë moment, mu tha tha se biseda kishte mbaruar dhe se nuk kishte punë për mua”, sqaroi Alhajeh gjithë ëfarë kishte ndodhur me të.

“Nuk jam ndeshur kurrë më parë në një situatë si kjo. Kompensimi më para nuk është aspak i rëndësishëm. Është e rëndësishme që kam vepruar në përputhje me të drejtat e mia”, tha Alhajeh. /tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne