Rajoni

Nuk i hapën xhamitë, qytetarët falen në shesh

Namazi i ikindisë u fal në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Qytetarët kanë kryer ritualin fetar dhe kanë mbajtur distancën, por edhe ishin të pajisur me masa mbrojtëse.

Kjo erdhi, pasi gjatë ditës se sotme në një konferencë për media kreu Bashkësisë Islame, Naim Tërnava, theksoi se ende s’janë krijuar kushtet për hapjen e xhamive dhe për falje nëpër xhami.

Falja e namazit u bë nën mbikëqyrje të policisë.

Kujtojmë, se xhamitë janë mbyllur pak pasi që në vend kishin hyrë në fuqi masat e izolimit për shkak të COVID-19, në mes të muajit mars.

U.D i ministrit në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e kishte quajtur protestë paralajmërimin për falje në shesh./mesazhi

OPINIONE

INTERVISTA