Nuk jemi në pyjet tropikale, jemi në Shqipëri / Super spektakël i flamingove në parkun e Karavastasë (foto)

Laguna e Karavastasë është laguna më e madhe në Shqipëri dhe më e bukura në detin Adriatik.

Ndahet prej detit nga pylli me pisha i Divjakës dhe është deklaruar Park Kombëtar i mbrojtur nga Konventa e Ramsarit.

Kjo zonë është edhe vendqëndrimi edhe për zogj të rrallë, siç është pelikani kaçurrel, por edhe flamingo.

Ardian Koçi, Drejtori i ADZM-së në Qarkun e Fierit ka publikuar disa foto nga laguna ku shfaqen flamingot duke dhuruar një spektakël të vërtet teksa lundrojnë mbi ujë apo kur fluturojnë në tufë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne