Nxjerr foton me 3 përfaqësues të komuniteteve fetare, apeli i Metës: Të respektohen të drejtat e tyre kushtetuese

Presidenti Ilir Meta vjen me një thirrje për institucionet shtetërore që të respektojnë të drejtat kushtetuese të besimeve fetare.

Kreu i shtetit, teksa publikoi një foto shumë domethënëse, ku përveç vetes shfaqen dhe përfaqësues të disa komuniteteve fetare, theksoi se atyre kjo e drejtë duhet të nisë nga kthimi i pronave të tyre.

“Institucionet të respektojnë të drejtat kushtetuese të besimeve fetare, duke filluar nga kthimi i pronave të tyre. 🇦🇱”. Kujtojmë se sot Meta ishte në ceremoninë e organizuar me rastin e 100 vjetorit të Kongresit Historik Bektashian./BW

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne