NYT tërheq sponsorizimin nga konferenca e princit saudit

Një nga gazetat kryesore në SHBA, “New York Times” (NYT) njoftoi tërheqjen nga sponsorizimi i saj për konferencën e Iniciativës për Investime të Ardhshme (Future Investment Initiative) që do të zhvillohej nën kujdesin e princit Mohammed bin Selman të Arabisë Saudite, që kohët e fundit është bërë objektiv i kritikave për fatin e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

Eileen Murphy, një prej zëdhënësve të NYT-së, në një deklaratë njoftoi se gazeta ka tërhequr sponsorizimin mediatik për konferencën e cila do të zhvillohej nën kujdesin e princit të kurorës, Mohammed më 23-25 tetor në Rijad.

Ndërkohë bëhet e ditur se në mesin e sponsorëve të tjerë për konferencën janë edhe institucionet e tjera mediatike amerikane, si Bloomberg, CNBC dhe CNN.

Po ashtu bëhet e ditur se “Future Investment Initiative”, njihet si “Davos-i në shkretëtirë”.

Gazeta “Washington Post” ku në mesin e gazetarëve të saj ndodhet edhe gazetari saudit Jamal Khashoggi ka pretenduar se në një përgjim të kryer nga shërbimet inteligjente amerikane, princi saudit Mohammed bin Selman, kishte urdhëruar që nëpërmjet disa premtimeve të sigurohej kthimi i Khashoggi në Arabinë Saudite dhe më pas të arrestohej.

Gazetari dhe kolumnisti i “The Washington Post”, Jamal Khashoggi, i cili ka dhënë kontribute edhe për “Al Watan”, që është një platformë e rëndësishme për reformistët sauditë, u zhduk më 2 tetor pasi hyri në kompleksin e konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne