OÇP dënon deklaratat e ambasadorit amerikan në Izrael

Palestinezët i cilësuan të papranueshme deklaratat e ambasadorit amerikan në Izrael, i cili fliste për një “pushtim i pretenduar” të Territoreve Palestineze nga ana e shtetit hebre.

Në një letër drejtuar diplomatëve, ku një kopje është konsultuar nga media, sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP) Saib Erakat theksoi se Izraeli ka përshpejtuar kolonizimin në territoret palestineze të pushtuara gjatë muajve të fundit.

«Veprime dhe praktika të tilla nuk mund të shënohen pa bashkëpunimin e komunitetit ndërkombëtar», u shpreh negociatori kryesor palestinez në diskutimet me Izraelin, aktualisht në një pikë të vdekur.

Sipas tij, komentet e ambasadorit amerikan, David Friedman javën e fundit në gazetën “Jerusalem Post” ku ai i referohet një “pushtimi të pretenduar” (të territoreve palestineze) ngrihet në një aprovim të nënkuptuar të politikës izraelite./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne