OÇP-ja kërkon nga Sekretari i OKB-së të vihet në veprim për shkeljet e Izraelit

Organizata për Çlirimin e Palestinës (OÇP) i bëri thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres që të mbajë një qëndrim në përputhje me traktatet ndërkombëtare për të mbrojtur civilët kundër shkeljeve të Izraelit.

Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga Zyra e të Drejtave Civile e OÇP-së thuhet se pas pasqyrimit në media të pamjeve të qëllimit me armë zjarri pa arsye të një të riu palestinez nga policët izraelitë me plumba plastik në Bregun e pushtuar Perëndimor, OÇP-ja i bëri thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres që të vihet në veprim për të ndalur shkeljet e Izraelit.

Në mes tjerash në komunikatë tërhiqet vëmendja që “palestinezët u nënshtrohen krimeve, të cilat forcat okupatore dhe kolonët hebrenj i kryejnë në kundërshtim me ligjin dhe konventat ndërkombëtare”, ndërsa vihet theksi në rëndësinë e zbatimit të vendimeve, ligjeve dhe konventave ndërkombëtare për mbrojtjen e civilëve që jetojnë në territoret palestineze në kushte okupimi.

Komunikata thekson se Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Këshilli i Sigurimit i OKB dhe të gjitha vendet që kanë nënshkruar konventën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut janë plotësisht përgjegjëse për Izraelin, “i cili mbrohet nga ShBA-ja dhe krimet e të cilit mbulohen”, ndërsa bëhet thirrje që drejtuesit e “shtetit okupues” të gjykohen në gjykatën penale ndërkombëtare për krimet e kryera kundër palestinezëve.

Pamjet e të qëllimit me armë zjarri pa arsye të një të riu palestinez me plumba plastik nga policia izraelite shkaktuan zemërim të madh.

Sipas pamjeve të transmetuara në kanalin televiziv izraelit “Kanal 13”, i riu palestinez, të cilin policia izraelite e largoi nga zona, ecte me shpinë kthyer nga policët me duart lartë. Pas largimit të tij policia izraelite hapë zjarr ndaj të riu me plumba plastik. Pasi i riu ra në tokë policia izraelite u largua nga vendi i ngjarjes.

Publikimi i lajmit në fjalë shkaktoi reagime të ashpra në median sociale.

Ndërkaq në deklaratën e bërë nga policia izraelite në lidhje me rastin thuhet se ngjarja u jetua në Bregun e pushtuar Perëndimor para gati 1 vit e gjysmë dhe se polici kufitar, i cili ka shtënë pa arsye ndaj të riut palestinez është larguar nga puna./ TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne