Ofendoi Emiratet, 5 vjet burg për shkrimtarin saudit

Autoritetet saudite kanë dhënë dënimin me 5 vjet burg për një shkrimtar saudit, si pjesë e një reprezalje të udhëhequr nga Princi i Kurorës Muhamed bin Salman kundër predikuesve myslimanë, aktivistëve të shtypit dhe intelektualëve.

Grupi i të drejtave të njeriut i quajtur “Të burgosurit e ndërgjegjes”, i cili është një organizatë e pavarur joqeveritare që mbron të drejtat e njeriut në Arabinë Saudite, njoftoi në një postim në faqen e tij zyrtare në Twitter se Muhamed al-Hudhaif u dënua me pesë vjet burgim pasi u shpall fajtor për “ofendim ndaj një vendi mik. ” Shkrimtari thuhet se ka botuar postime në faqen e tij në Twitter, duke paralajmëruar për kërcënimet që Emiratet e Bashkuara Arabe paraqesin për regjimin e Riadit dhe duke denoncuar planet djallëzore që zyrtarët e Emirateve kanë për rajonin e Lindjes së Mesme./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne