OKB: Kujdes me fetë. Jepuni pronat që të mos ndikohen nga paratë

Raportuesi i posaçëm i OKB për lirinë e fesë dhe besimit, Ahmed Shaheed thekson se Shqipëria ka themele të forta të harmonisë ndërfetare, e cila duhet shpërndarë në vende të tjera.

Por ai paralajmëron se situata mund të ndryshoje më shpejt sesa mund të mëndohet, përsa kohë ka ide të reja që ndryshojnë nga ajo panoramë fetare që ka ekzistuar më parë.

“Liria e fesë është një drejtë e njeriut. Askush nuk mund të përdorë besimin fetar për të shkuar më tej. Dhe kjo do të thotë që thirrjet për dhunë në emër të besimit fetar duhet të jenë të jashtëligjshme dhe duhet të ndalohen. Megjithatë, kjo duhet bërë në mënyrë të kujdesshme duke u marrë të gjithë hapat e duhur që procesi të jetë i drejtë, që të mos krijohen probleme të padëshiruara në shoqëri”, thotë raportuesi i OKB.

Shaheed i rekomandon qeverisë shqiptare kthimin e pronave të komunitetve fetare në mënyrë që të mos mbështeten në financimet që u vijnë nga jashtë, pasi sipas tij, mund të jenë dhe të dyshimta.

“Neë rast se të gjitha këto prona u kthehen komuniteteve fetare, këto komunitete do të duheshin të mbështeteshin shumë më pak pastaj nga jashtë vendit .Çështja e financimeve nga jashtë bëhet problematike nëse nuk deklarohen se kush është burimi, kush i sjell ato, sepse ky financim mund të krijojë njëfarë detyrimi nga ai që e merr këtë fond dhe në një vend, i cili ka persona me probleme financiare që jetojnë në varfëri, ky lloj financimi mund te behet një detyrim për ta. Ata mund të ndjejnë detyrimin të bëjnë gjëra të cilat më parë nuk do t’i bënin”, thotë Shaheed.

E gjithë panorama e lirisë së besimit do të raportohet në sesionin e 37 të Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut në mars të vitit 2018. Duke vlerësuar atë çfarë është bërë deri më tani, Shaheed inkurajon qeverinë shqiptare të shpërndaje praktikën e saj në vend të tjera me probleme.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne