Bota

OKB miraton p/rezolutën e Turqisë kundër terrorizmit fetar

Në takimin e 73-të plenar të Kombeve të Bashkuara (OKB) u miratua njëzëri projektrezoluta e sponsorizuar nga Turqia për “Luftën kundër terrorizmit me bazë fetare apo besimi dhe akteve të tjera të dhunshme”.

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) të martën iu drejtua me një fjalim Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku dhe u paraqiti të gjithë anëtarëve p/rezolutën: “Lufta kundër terrorizmit me bazë fetare apo besimi dhe akteve të tjera të dhunshme”.

P/rezoluta në fjalë dënon sulmet terroriste të 15 marsit kundër myslimanëve në Zelandën e Re dhe u bën thirrje vendeve të marrin masat e nevojshme për të parandaluar përsëritjen e akteve të tilla. P/rezoluta u miratua me mbështetjen e të gjithë anëtarëve të OKB-së.

Pas takimit plenar ministri Çavushollu pati në selinë e OKB-së një takim me Përfaqësuesin e Lartë të Aleancës së Qytetërimeve (të OKB-së), Miguel Moratinos. Në postimin që bëri më pas në Twitter në lidhje me këtë takim, kryediplomati turk shkroi: “Në takimin me Moratinos theksuam se “Aleanca duhet të ndërmarrë një rol të rëndësishëm në luftën globale kundër islamofobisë, ksenofobisë dhe gjuhës së urrejtjes”.

Kurse në Konsullatën e Përgjithshme të Turqisë në Nju-Jork, Çavushollu pati një takim me përfaqësuesit e shoqëritë turke në këtë qytet. Në këtë takim Çavushollu u shoqërua nga Përfaqësuesi i Përhershëm i Turqisë në OKB, Feridun Sinirliollu (Sinirlioğlu) dhe Konsulli i Përgjithshëm i Turqisë në Nju-Jork, Alper Aktash (Aktaş).

Pas përfundimit të kontakteve në Nju-Jork ministri Çavushollu do të kalojë në Uashington për të marrë pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s, që do të mbahet në datat 3-4 prill 2019 me rastin e 70-vjetorit të themelimit të aleancës./ trt

OPINIONE