Koordinatori i OKB për çështje humanitare në territoret e okupuara të Palestinës ka paralajmëruar për ndodhjen e një katastrofe humanitare të madhe në Rripin e Gazës.
Qendra informative e Palestinës njoftoi se Robert Buiber deklaroi se Gaza sot po përjeton një krizë shumë të madhe si pasojë e ndërprerjes së rrjetit elektrik dhe centrali i energjisë elektrike ka ndërprerë funksionimin tërësisht pas mosmarrëveshjeve të krijuara mes AAP dhe Hamasit dhe për shkak të vendosjes së tatimeve të larta mbi karburantin që i nevojitet këtij centrali. Gaza që nga mesi i muajit prill shumica e familjeve në këtë rajon vetëm 4 orë në ditë kanë energji elektrike./ PT