OKB refuzon p/rezolutën e ShBA-së për Hamasin

P/rezoluta e përgatitur nga ShBA-ja u diskutua në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së me 193 anëtarë, ku në fillim u diskutua dhe u votua mbi metodën që do të ndiqej për miratimin e saj.

ShBA-ja kërkoi që p/rezoluta, e mbështetur fuqimisht edhe nga Izraeli, të miratohej me shumicë të thjeshtë dhe jo me shumicë të cilësuar 2/3.

Në fund të votimit doli se 87 vende votuan në favor të p/rezolutës amerikane, 57 votuan kundër dhe 33 vende abstenuan.

Si përfundim p/rezoluta e sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe që kërkonte dënimin e Hamasit dhe nuk bënte fjalë aspak për zgjidhjen me dy shtete nuk u miratua, pasi nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Afganistani kërkoi korrigjimin e votës së tij në “Kundër”, me arsyetimin se vota afgane ishte pasqyruar në tabelë gabimisht si “abstenim”, duke e çuar kështu në 58 numrin e vendeve që votuan kundër p/rezolutës dhe ndryshuar në 32 numrin e vendeve që abstenuan.

P/rezoluta e njëanshme e ShBA-së, e cila nuk i përmende aspak sulmet e Izraelit, u bënte thirrje “të gjitha grupeve, përfshi këtu edhe Hamasin dhe Lëvizjen Islamike Xhihadiste Palestineze, t’u japin fund akteve provokuese dhe të dhunshme”. Gjithashtu p/rezoluta e dënonte “Hamasin për shfrytëzim të burimeve për infrastrukturën e saj ushtarake, dhe jo për nevojat e popullatës civile”.

Përfaqësuesja e Përhershme e ShBA-së në OKB, Nikki Haley në fjalën që mbajti para votimit të p/rezolutës tha se Izraeli deri më tani është dënuar të paktën 500 herë, duke argumentuar se duhen dënuar edhe aktet e Hamasit, grup të cilin e cilësoi si “organizatë terroriste” dhe kërkoi mbështetje për p/rezolutën e sponsorizuar nga vendi i saj.

Haley e akuzoi OKB-në për një qëndrim paragjykues dhe armiqësor ndaj Izraelit. “Aq shumë e urreni Izraelin, sa që të shkoni deri aty sa të mbështesni një organizatë terroriste që dëmton edhe popullin palestinez?”,- shtoi ajo.

Rezolutat e miratuara në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së megjithëse janë në cilësinë e “rekomandimit” dhe nuk kanë detyrime ligjore, ato janë të rëndësishme për shkak të peshës politike që kanë në arenën ndërkombëtare.

Nga ana tjetër një p/rezolutë e dytë, e cila erdhi si propozim për ndryshimin e p/rezolutës së sponsorizuar nga ShBA-ja, por që më vonë u soll për diskutim dhe votim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së si p/rezolutë më vete nën emrin “Paqja gjithëpërfshirëse, e drejtë dhe e qëndrueshme në Lindjen e Mesme” u votua dhe u miratua.

Kjo p/rezolutë u mbështet nga 156 vende, u kundërshtua nga 6 vende, ndërsa 12 të tjera abstenuan.

Disa nga vendet që dolën kundër ishin: ShBA-ja, Izraeli, Austria, Ishujt Marshall, Nauru dhe Liberia.

Projektrezoluta në fjalë u referohet rezolutave të mëparshme të OKB-së dhe bën thirrje për vendosjen pa vonesë të një paqeje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme.

Gjithashtu rezoluta e re e OKB-së i kërkon Izraelit që ti japë fund pushtimit që ka filluar në vitin 1967 në territoret palestineze, duke përfshirë këtu edhe Jerusalemin Lindor, dhe rikonfirmohet mbështetja për zgjidhjen me dy shtete, sipas të cilës Izraeli dhe Palestina do të jetojnë të dy pranë njëri-tjetrit brenda kufijve të vitit 1967./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne