Oktay: Studentët turq jashtë shtetit, nëse dëshirojnë, do të sillen në Turqi me Linjat Ajrore Turke

Zëvendëspresidenti Fuat Oktaj (Oktay) i bëri thirrje studentëve jashtë shtetit.

Studentëve që ndodhen përkohësisht në Angli, Irlandë, Zvicër, Poloni, Itali, Egjipt, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe dëshirojnë të kthehen në Turqi, ai u bëri thirrje që deri në orën 17.00 me orën lokale të datës 21 mars 2020 të aplikojnë tek përfaqësitë diplomatike në vendet ku ndodhen.

“Ne do të sigurojmë kthimin e qytetarëve tanë në Turqi me anë të Linjave Ajrore Turke (THY) në koordinim me Ministritë e Punëve të Jashtme, të Punëve të Brendshme, të Shëndetësisë dhe Transportit dhe Infrastrukturës. Në kuadër të masave të Komitetit Shkencor do t’i mbajmë nën karantinë për 14 ditë”, tha zëvendëspresidenti Fuat Oktaj në postimin e tij në “Twitter”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne