Oligarku i Edi Ramës që po i zhvat kosovarët

Edi Rama ka vendosur t’i fus duart në xhepat e kosovarëve, përmes dorës së Shefqet Kastratit.

Shefqet Kastrati është njeriu më i pasur në Shqipëri i cili që nga sot do t’i inkasojë në llogarinë e tij nga 10 euro prej secilit kosovar që ia mësynë Tiranës për ndonjë hall apo nevojë personale.

Kastrati është oligarku i Edi Ramës, Kryeministrit të Shqipërisë, që ka vendosur t’i fus duart në xhepat e kosovarëve, ndërkohë që publikisht luan rolin e “babait të kujdesshëm” për shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë.

Kastrati, gjatë Qeverisë së Edi Ramës, ka rritur fitimet në mënyrë enorme. Ai bashkë me Pëllumb Salillarin dhe tri kompani të huaja kanë fituar në mënyrë aspak transparente konsorciumin për Rrugën e Kombit.

Kompania e Shefqet Kastratit, njëherësh, ka blerë këto ditë edhe ndërtesën e “Sheratonit” në qendër të Tiranës në vlerë prej 30 milionë eurosh.

Shefqet Kastrati, i cili e kishte nisur biznesin e tij, diku në rrethin e Kukësit, sot numëron 170 pika karburanti. Pjesë e kompanisë së tij është edhe Auto Star Albania, një kompani distribumi i makinave. Po ashtu, Kastrati zotëron edhe Kompaninë Albsig. Dhe shumë e shumë kompani të tjera, siç është Garden Residence Turdiu, Albanian Toëer, Shmell Express etj.

Por si e fitoi ai konsorciumin në Rrugën e Kombit dhe mbi të gjitha si u bë që taksa e kësaj rruge aspak kualitative të kushtojë më shumë se secila autotradë e rajonit apo Europës – nëse merren për bazë kilometrat dhe cilësia e rrugës?

Burime të Televizionit T7 thonë se prapa kësaj qëndron Edi Rama.

Fillimisht ishte menduar që taksa të jetë 500 lek shqiptare, kurse ndërkohë çmimi ishte rrafshuar në 5 euro.

Edi Rama gjatë qeverisjes së tij është munduar të lë përshtypjen e njeriut që angazhohet fortë për Kosovën dhe kosovarët, por e vërteta është krejtësisht tjetër. Përveç që ka bllokuar edhe patatet nga Kosova, nga sot ka vendosur t’i fus edhe duart në xhepin e hallexhinjëve kosovarë, përmes oligarkut të tij, Shefqet Kastratit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne