Olsi Jazexhi: Mid’hat Frashëri ishte mason dhe xhonturk

Historiani, Olsi Jazexhi i ftuar në “Arena” në Ora News, tha se Mid’hat Frashëri ësthë një figurë e ndritur e historisë së Shqipërisë.

JazexhiKryeministri ynë pretendon që është kryetari i PS, por shpesh fjalimet e tij duket sikur është kryetari i regjencës së Mehdi Frashërit. Jo vetëm ai, por edhe këshilltarët e tij kanë lavdëruar kuislingët si Mustafa Kruja, Gjergj Fishta, etj. Për ne si shqiptar, Mid’hat Frashëri është një nga iluministët që dizanjuan idenë e shqiptarisë. Duke qenë djali i Abdyl Frashërit, nipi i Naimit, i këtyre frank-masonëve të ndritur. Kanë qenë masonë. Klubi i Selanikut që Çajupi e sulmon, dhe shoqëria Bashkimi… 

Të gjithë këta kanë qenë masonë të lozhës së Orientit të Madh. Njerëz si Mithati, Abdyli, si Samiu, biles po ta lexosh “Shqipëria çka qenë, ç’është dhe çdo bëhet”, thotë se shqiptarët duhet të jenë vëllezër si bektashinjtë apo frank-masonët. Mid’hati për mua është një nga figurat më interesante në procesin shkencor dhe politik. 

Është një person që në punë shkruante arabisht dhe pas pune me alfabetin e Stambollit. Ka jetuar në dy qytetërime. Unë jam mahnitur me Mid’hatin. Ka një shkrim fantastik për problemet e Shqipërisë. Për mua, Mid’hati është një gjeni. 

Në qoftë se pas Sami Frashërit ka një intelektual të thellë në Shqipëri, në kohë ndërmjet dy luftërave dhe xhonturqizmit, pasi Mid’hati ka qenë xhonturk.  

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne