Operacion blic në Durrës, shoqërohen 14 persona në polici (Video)

Policia ka ushtruar kontrolle  të befasishme për kapjen e personave në kërkim kombëtar e ndërkombëtar. Si rezultat i këtij aksion, janë shoqëruar për verifikim 14 shtetas me precedentë penalë në fushën e narkotikëve, vjedhjes së pronës dhe krimeve ndaj jetës.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se u arrestua një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet italiane e kanë dënuar me 8 vite burgim.

Gjithashtu kapet dhe ndalohet për llogari të DVP Berat edhe një 32-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.Konkretisht ka rënë në pranga shtetasi  Ferdinand Tare (Ferdinand LUKA,  Alfred DAJA), 53 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi i mësipërm ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, më datë 05.10.2018,  pasi Autoritetet Gjyqësore Bari- Itali e kanë dënuar me 8 vjet 2 muaj e 18 ditë, për veprën penale “Organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike të llojit heroinë”, parashikuar nga neni 73, 74 etj të Kodit Penal Italian

Kontrollet do vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Durrës për kapjen e personave në kërkim për vepra të ndryshme penale, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, apo kryejnë trafiqe të paligjshme.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=BS8XYxJhC60?feature=oembed]

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne