Bota

Operacione në Turqi kundër FETO-s, dhjetëra të arrestuar

Në kuadër të hetimit kundër strukturimit të organizatës terroriste FETO tek Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK), pas një urdhër arresti të lëshuar për 71 të dyshuar deri më tani janë arrestuar 39 persona.

Zyra e Antiterrorit dhe Krimit të Organizuar e Prokurorisë së Stambollit në kuadër të hetimit kundër strukturimit të FETO-s në TSK, ka lëshuar urdhër për arrestimin e gjithsej 71 të dyshuarve nga të cilët 61 ish-ushtarakë, ku 36 prej tyre janë në detyrë aktive si dhe për 10 persona të tjerë “imamë të fshehur” të organizatës që janë përgjegjës për strukturimin e ushtarakëve.

Urdhër arrestet në fjalë janë lëshuar në përputhje me deklaratat e të penduarve dhe përcaktimeve për komunikimet e kryera nga telefonët fiks ose linjat fikse brenda organizatës.

Ekipet e drejtorisë policisë së Stambollit me urdhër të prokurorisë kanë zhvilluar operacione në 23 qytete, ku deri më tani kanë arrestuar 39 persona, nga të cilët 33 ushtarakë dhe 6 civilë. Personat e arrestuar pas kontrollit shëndetësor dërgohen në polici. Bëhet e ditur se vazhdojnë operacionet për kapjen edhe të dyshuarve të tjerë.

Po ashtu theksohet se një gjykatë në Stamboll ka dhënë edhe vendimin për konfiskimin dhe kontrollimin e banesave të këtyre personave.

Të dyshuarit ndaj të cilëve janë lëshuar urdhër arrestet, disa prej tyre janë pjesë e forcave tokësore, disa nga forcat detare, forcat ajrore dhe ato xhandarmërisë. Të dyshuarit kanë edhe grada ushtarake si kolonelë, nënkolonelë, majorë, kapitenë, toger të parë e oficerë.

Burimi: AA

OPINIONE