Operacioni i Afrinit – Ushtria turke godet 108 objektiva të PYD/PKK

Forcat e Armatosura Turke deklarojnë bilancin e parë të operacionit në Afrin.

Brenda 1 ore e gjysmë të operacionit ‘Dega e Ullirit’ Forcat e Armatosura Turke kanë goditur 108 objektiva nga 113 të përcaktuara më parë.

Mësohet se të gjithë të vrarët dhe të plagosurit e dërguar në spital janë terroristë të PYD/PKK.

Avionët Luftarakë turq goditën aeroportin ushtarak Minnig, që ishte pushtuar nga organizata terroriste PYD/PKK.

Ndërkaq shefat e misioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Iranit dhe Rusisë u thirrën në Ministrinë e Jashtme dhe u informuan në lidhje me zhvillimet e fundit në rajonin Afrin të Sirisë.

Nga ana tjetër Ministria e Mbrojtjes së Rusisë deklaroi se për arsye sigurie ushtarët rusë janë transportuar në Tel Rifat.

Ministria ruse bëri të ditur gjithashtu se “Për shkak të hapave të papërgjegjshme të Amerikës rrezikohet procesi i zgjidhjes në vend dhe procesi i Gjenevës./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne