Operacioni “Dega e Ullirit”- Merret kontrolli i Afrinit

Në Afrinin e rrethuar në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” të Forcave të Armatosura Turke, forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane, filluan të hyjnë në qytet në orët e para të mëngjesit nga juglindja e Afrinit.

Në Afrin, që planifikohet të pastrohet nga terroristët e organizatës separatiste terroriste PKK/YPG, ndërkohë që vazhdon përparimi i njësive të Ushtrisë së Lirë Siriane, në qytetet shpesh herë dëgjohen të shtëna armësh dhe shpërthime.

Ndërkaq vihet re se në qiellin e Afrinit fluturojnë avionët luftarakë turq.

Forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane të mbështetura nga Forcat e Armatosura Turke kanë hynë në qendër të qytetit dhe brenda një kohe të shkurtër morën kontrollin e Afrinit të përbërë nga 9 lagje.

Terroristët e kapur janë arrestuar dhe qendra e qytetit është pastruar nga pankartat dhe afishet e organizatës terroriste./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne