Shqiperia

Opozita merr vendimin: Rikthehet në Kuvend për buxhetin e studentëve

Opozita do të rikthehet në parlament në seancën e ditës së enjte dhe të premte.

Këtë fakt e ka konfirmuar për mediat, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, pas takimit me zhvilloi me aleatët e opozitë.

Takimi është zhvilluar sot në selinë blu, mbledhje e thërritur nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Në mbledhjen që zgjati rreth dy orë mori pjesë Monika Kryemadhi, Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Agron Duka, Dashamir Shehi.

Kryemadhi ka thënë se opozita do të jetë në Parlament në seancën ku do diskutohet edhe njëherë miratimi i ligjit të buxhetit të shtetit, i cili u kthye nga Presidenti, Ilir Meta disa ditë më parë. Meta e ka kthyer buxhetin me argumentin që qeveria të gjejë zgjidhje dhe dialog me studentët për të plotësuar kërkesat e tyre.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi sqaroi për mediat se janë studentët ata që po kthejnë opoziten në Parlament, pasi për kauzën e tyre deputetet do të shkojnë në seancë. Kthimi i opozitës në Kuvend shpëton edhe deputetet nga djegia e mandateve pasi një pjesë e tyre po arrinin limitin e mungesës në Parlament.

 

OPINIONE