Protestuesit kundër regjimit autokratik të presidentit Aleksandër Vuçiç, arritën të futen në godinën e televizionit publik, në Breograd. Ata e konsiderojnë televizionin ektremisht të anshëm në favor të qeverisë.
Policia tentoi të largojë protestuesit dhe disa përfaqësues të opozitës, por një pjesë e tyre refuzuan të largohen, duke kërkuar të dalin në edicionin qendror të lajmeve.
Ky ishte incidenti më i madh, pas disa muajsh protesta në kryeqytetin serb, kundër Vuçiç. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e tij, zgjedhje të parakohshme dhe një media të lirë.