Opozita sot në protestë, bllokon 5 akse kombëtare

Opozita do të protestojë edhe këtë të enjte duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore deri në zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Por në ndryshim nga protestat e kaluara opozita ka vendosur që kësaj here të bllokojë 5 akset kryesore për rreth 60 minuta.

Përkatësisht opozita do të bllokojë lëvizjen e mjeteve në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan, autostradën Plepa-Kavajë në Durrës, kryqëzimin e Milotit në Lezhë, rrethrrotullimin e Sheqit në Fier, si dhe rrethrrotullimin tek Shqiponja në Tiranë.

Në protestë do të jetë dhe vetë kreu demokrat Lulzim Basha, I cili do t’u bashkohet protestuesve tek Shqiponja.

Ndërkohë që edhe të rinjt e FRPD të protestojnë para Parlamentit në orën 10:00.

Ata do të zhvillojnë një protestë simbolike ku mësohet se do të vendosin para Kuvendit rreth 200 palë këpucë. Detaj ky që do të simbolizojë boshatisjen e Parlamentit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne