Organizatat ndërkombëtare janë shumë larg objektivit të vendosjes së paqes në botë

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Mustafa Sentop bëri të ditur se organizatat ndërkombëtare janë shumë larg objektivit të vendosjes së paqes në botë.

Sentop mbajti një fjalim në Samitin e Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Grupit G-20 që po mbahet në kryeqytetin TokioJaponisë me temë “Arritja e qëllimeve dhe përpjekjeve të zhvillimit të qëndrueshëm për t’i zgjidhur sfidat globale”.

Sentop tha se mekanizmat dhe institucionet e krijuara me përpjekje të gjata mund të largohen nga qëllimet e organizatës me kalimin e kohës, ndërsa shtoi se është e nevojshme të rishqyrtohen arsyet dhe qëllimi i ekzistencës së shoqërisë dhe organizatave ndërkombëtare.

“Fatkeqësisht sot pothuajse të gjitha organizatat ndërkombëtare në përgjithësi dhe OKB-ja në veçanti janë shumë larg objektivit të vendosjes së paqes në botë të parashikuar me misionin e themelimit të tyre”, deklaroi Sentop.

“Edhe Presidenti Recep Tayyip Erdogan këtë gjendje e ka kritikuar me moton ‘Bota është më e madhe se 5’”, tha Sentop dhe vijoi me këto fjalë: “Kjo ngjalli një përgjigje të drejtë sidomos tek kombet që ishin të ngarkuara me tërë barrën e rendit të ri botëror. Nuk ka dhe nuk mund të ketë më një botë, ku disa vende kanë vetëm të drejta dhe disa vende kanë vetëm përgjegjësi dhe detyrime. Ne duhet ta kuptojmë këtë. Të gjitha vendet kanë të drejta, por edhe përgjegjësi”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne