Pa lënë ende zyrën Albin Kurti, Rama i uron suksese qeverisë së re të Kosovës

Kryeministri Edi Rama ka uruar qeverinë e re të Kosovës, e cila u votua sot me gjithëse Albin Kurti ende nuk e ka dorëzuar zyrën e kryeministrit.

Në një postim në “Twitter”, Rama shpreh urimet si për qeverinë e re ashtu dhe për opozitën, siç thotë ai me besim e shpresë se pas një periudhe jo të lehtë përpëlitjesh në procesin e maturimit demokratik, do të bëjnë së bashku punë të mira për Kosovën.

“U uroj rrugëtim të mbarë qeverisë së re të Kosovës e opozitës gjithashtu, në shërbim të interesit të popullit e të shtetit të tyre, me besim e shpresë se pas një periudhe jo të lehtë përpëlitjesh në procesin e maturimit demokratik, do të bëjnë së bashku punë të mira për Kosovën🇽🇰🇦🇱”/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne