Pa maska e doreza në radhë, shqiptarët nuk dinë ç’është distanca e sigurisë. Turren tek spitali Onkologjik, pamjet e frikshme

Distanca e sigurisë është një togfjalës që nuk ka asnjë kuptim për qytetarët shqiptarë.

Këtë e vërtetojnë pamjet nga spitali Onkologjik në QSUT, ku janë mbledhur me dhjetëra njerëz duke pritur radhën për vizitën e tyre.

Edhe pse është bërë thirrje me qindra herë që qytetarët t’i evitojnë të gjitha ambientet spitalore dhe të paraqiten atje vetëm nëse gjendja është urgjente.

Megjithatë kjo nuk i ka penguar qytetarët, të cilët me dhe pa maska, të grumbullohen me njëri-tjetrin duke çuar kot të gjithë karantinimin e tyre./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne