Pa skaduar afati, mbyllen bastet sportive

Shumica e ish-lotarive sportive i kanë mbyllur qepenat ose kanë të afishuara njoftimet për dhënie me qira.

Të tjera pika që funksiononin si baste sportive tashmë janë shndërruar në bar kafe.

Olsi Hasa tregon se është detyruar të bëjë shpenzime shtesë për të përshtatur ambientin dhe të shkurtojë stafin.

Ka edhe nga ata që po shfrytëzojnë deri në fund afatet para hyrjes në fuqi të ligjit, i cili bëhet funksional nga data 1 Janar, raporton klan.

Në gjithë vendin llogariten rreth 43 mijë pika bastesh dhe afro 138 kazino elektronike që ushtronin aktivitetin në zona të banuara.

Pas 31 Dhjetorit, policia në bashkëpunim me hetimin tatimor do të procedojnë penalisht të gjithë ata persona që do të tentojnë ta ushtrojnë ilegalisht këtë aktivitet.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne