Pacolli i kundërpërgjigjet Daçiçit: Të turpëruar para botës janë ata që kanë kryer gjenocid

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, iu kundërpërgjigj deklaratave të homologut të tij serb, Ivica Daçiç, duke theksuar se Serbia po përpiqet të vazhdojë të keqpërdorë institucionet ndërkombëtare.

“E lexova një deklaratë të Dacicit, se gjoja Interpoli do të mbushet me flet-arreste për udhëheqësit e Kosovës. Po, mund të ndodhë që Serbia të vazhdoj të keqpërdor edhe institucione ndërkombëtare, ashtu siç ka vepruar deri tani. Nuk është çudi, duke e ditur se kush është Daçiçi. Njerëzit e Kosovës vetëm janë mbrojtur nga gjenocidi dhe nuk turpërohemi asnjëherë për veprimet tona. Të turpëruar para civilizimit botëror janë ata që kanë kryer gjenocid. E mira është që askush nuk do të këtë mundësi më të kryej gjenocid mbi popullin e Kosovës.

Asnjë qytetar i Kosovës nuk është i dënuar për vrasje. Asnjë qytetar i Kosovës nuk është i dënuar për masakra. Asnjë qytetar i Kosovës nuk ka bërë krime lufte, ngase lufta jonë ka qenë për mbijetesë. Ndërsa, bashkë-ideologët e Daçiçit, nuk arrin t’i numërojë kriminelët e luftës që kryen krimet e tmerrshme në Kosovë e rajon!”, shkruan Pacolli.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne