Padia e PD për tenderin e ushqimeve/ “Rivënie në skenë e versionit më të fundit të Babales”, Xhaçka: Inkurajoj SPAK ta hetojë me përparësi

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka reaguar pas padisë së dorëzuar nga PD në SPAK që hedh akuza për korrupsion me tenderin e ushqimeve. Xhaçka shprehet se e mirëpret këtë padi dhe inkurajon PSKA ta hetojë me përparësi.

Ajo thotë se është bërë çdo gjë sipas ligjit e procedurës duke i cilësuar akuzat e PD ‘rivënie në skenë e versionit më të fundit të Babales’.

“E mirëpres padinë e PD dhe e inkurajoj SPAK që ta hetojë me përparësi këtë akuzë sepse sot qytetarët kanë shumë nevojë për qartësi. PD ka të drejtë kur thotë që do të ishte veçanërisht e ulët e kriminale nëse një ministër do të përfitonte nga pandemia për të bërë korrupsion. Por është po aq e ulët e imorale në qoftë se opozita e një vendi në kohë lufte, jo vetëm s’kontribuon në përpjekjen e përbashkët për të mundur armikun e për të shpëtuar jetë, por vazhdon me shpikje të modelit ‘Babale’ në një përpjekje për të sabotuar luftën, e minuar përpjekjen tonë të përbashkët për t’i bërë ballë me sa më pak humbje e vuajtje armikut të padukshëm!
I takon SPAK të hedhë dritë mbi këtë çështje me të gjithë urgjencën që dikton situata e luftës ku jemi. Kemi bërë çdo gjë sipas ligjit e procedurës dhe jam optimiste se në fund të hetimit qytetarët do të kuptojnë qartë si drita e diellit se kjo akuzë s’është veç rivënia në skenë e versionit më të fundit të Babales”, deklaron Xhaçka.

Xhacka Fb
/BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne