Rajoni Shqiperia

Pahor: Jam “pro” ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor i cili vizitoi sot Shqipërinë. Gjatë një konference të përbashkët me Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, Pahor u shpreh se mbështet idenë e Thaçit dhe Vuqiçit për korrigjimin e kufijve,duke shtuar se ndryshimi i kufijve nuk duhet bërë mbi baza entike sepse më pas vihet në rrezik siguria në rajonin e Ballkanit.

“Qeveria slloneve është e frenuar, por unë jam shprehur për zgjidhje të krizës në mënyrë paqësore. Pra kam thënë se mund të shihet opsioni i ndryshimit të kufijve por me disa kushte të caktuara. Jam i hapur edhe për këtë variant nëse dy shtetet, një mundësi të tillë do e menaxhojnë në mënyrë të të mençur me mbështetjen e faktorit ndërkombëtar. Një akt i tillë i guximshëm duhet të mos çojë në një konflikt apo si njihet ndryshe efekti domino që mund të cënojë sigurinë e rajonit. Jam mbështetës për korrektimin e kufijve, por jo mbi bazë nacionale”, tha Pahor.

Kurse presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta tha se  dialogu me Serbinë i  takon udhëheqësve të Kosovës dhe se  çdo ndërhyrje në çështjen e dialogut nga ana e Shqipërisë do të ishte një mungesë respekti për institucionet e pavarura të Kosovës.

“Përkrah dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për të garantuar të ardhmen evropiane jo vetëm të këtyre dy vendeve, por gjithë Ballkanin Perëndimor. Ne do të respektojmë çdo zgjidhje që institucionet e Kosovës do të pranojnë dhe përkrahin në mënyrë demokratike”, theksoi Meta.

OPINIONE