‘Paketë anti-shpifje’, Manjani sulmon Ramën: Budallallëk anadollakësh

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar Edi Ramën, ndërsa thekson se motoja e kryeministrit është ‘vidh e vrit’. Përmes një statusi në ‘Facebook’, Manjani pohon se vendi ka nevojë urgjente për paketë që të bëhet shteti jo politik.

Ai shkruan se; ‘Motoja e tij politike është: vidh, vrit, drogohu, shit drogë bëj çtë duash, vetëm mos fol në publik! Ndërkohë vetë vetëm rren! Rren çdo sekond, sa herë flet!’.

REAGIMI I MANJANIT
Paketë anti-shpifje?!
Budallëk anadollakësh!
Perëndimi e dekriminalizoi shpifjen, sepse liria për t’u shprehur është në themel të demokracisë. Veçanërisht shpifja ndaj pushtetit nuk ndëshkohet më, përveç se në shtete-rregjim si Turqia.
Vendi ka nevojë urgjente për paketë që të bëhet shteti jo politik. Shteti që të ndëshkojë krimet e përditshme të pushtetit dhe rrenat e udhëheqësit.
Për këtë paketë ka konsensus të gjerë, sot e gjithë ditën. Pushtetit çdo mendim apo kritikë i duket shpifje, sepse fjalën e tjetrit e mat me rrenat e veta.
Gjithë jeta politike e KryeRrencakut që drejton i shkoi duke tentuar ti mbyllë gojën të tjerëve.
Lë çdo punë tjetër veç ti mbyllë gojën kritikës. Ka 20 vite që këtë gjë bën me një energji monstruoze.
Motoja e tij politike është: vidh, vrit, drogohu, shit drogë bëj çtë duash, vetëm mos fol në publik! Ndërkohë vetë vetëm rren! Rren çdo sekond, sa herë flet!

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne