Pakistan: Vritet “Babai i Talebanëve”

Një klerik mysliman i njohur si ‘“Babai i Talebanëve”, pasi universiteti i tij ndihmoi në nisjen e lëvizjes islamike, është vrarë sot në Pakistan.

Sami ul-Haq, universiteti i të cilit Darul Uloom Haqqania në Pakistan numëron shumicën e udhëheqjes së lëvizjes afgane në mesin e studentëve të saj të mëparshëm, u vra këtë të premte por detajet nuk janë ende të qarta.

Djali i tij, Maulana Hamidul Haq tha se udhëheqësi fetar ishte therur për vdekje në dhomën e tij./Daily Mail.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne