Pakistani anulon pjesëmarrjen në mbledhjet e Organizatës së Bashkëpunimit Islam

Pakistani deklaroi se nuk do të marrë pjesë në mbledhjet e ministrave të punëve të jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI), që do të zhvillohet në Abu-Dabi, kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, për shkak se India merr pjesë si e ftuara e nderit.

Ministri i Punëve të Jashtme të Pakistanit, Shah Mehmood Qureshi, i cili informoi senatorët dhe deputetët në seancën e përbashkët të zhvilluar në Parlament, deklaroi se ai ka vendosur të mos marrë pjesë në mbledhjet e OBI-t, që do të zhvillohen sot dhe nesër (1-2 mars).

Ai theksoi se protestojnë thirrjen e Ministres së Punëve të Jashtme të Indisë nga ana e OBI-t si e ftuar e nderit dhe mos anulimin e ftesës pavarësisht kërkesës së Pakistanit.

“Emiratet e Bashkuara Arabe e kanë ndihmuar Pakistanin në çdo periudhë të vështirë, por nuk e kanë anuluar ftesën pavarësisht protestës së Pakistanit. Kur u ftua India nuk morën këshillën tonë. India nuk është as anëtare e Organizatës së Bashkëpunimit Islam, as vend vëzhgues” tha Qureshi.

Tensioni i fundit ndërmjet Indisë dhe Pakistanit filloi si pasojë e një sulmi me bombë më 14 shkurt në pjesën e Kashmirit në administrimin e Indisë, ndaj milicisë që varet nga policia dhe ku gjetën vdekjen 44 persona.

Udhëheqja e Nju-Delhit fajësoi Pakistanin për këtë sulm. Kurse Islamabadi e dënoi sulmin dhe refuzoi akuzat e Indisë.

Më 26 shkurt, India kishte ndërmarrë sulme ajrore ndaj objektivave terroriste në anën pakistaneze të vijës së kontrollit të Kashmirit.

Pakistani kishte bërë të ditur se kishte rrëzuar dy avionë luftarakë indianë me arsyen se kishin hyrë në hapësirën ajrore pakistaneze.

Krahas kësaj, Pakistani hyri në hapësirën ajrore të Indisë.

Ndërkohë që India kishte bërë të ditur se kishte rrëzuar një avion luftarak të Pakistanit, udhëheqja e Islamabadit nuk e konfirmoi këtë lajm.

Pas zhvillimeve, Pakistani mbylli të gjithë hapësirën ajrore, ndërsa India anuloi fluturimet në disa aeroporte.

Kryeministri i Pakistanit, Imran Han e ftoi Indinë që problemet të zgjidhen me rrugën e dialogut dhe që të mbizotërojë bonsensi.

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlyt Çavushollu, në një deklaratë në lidhje me zhvillimet ndërmjet vendeve të sipërpërmendura, kërkoi vetëpërmbajtje nga palët dhe evitim të përshkallëzimit të tensionit. Edhe Gjermania, Anglia, Kina dhe Rusia bënë thirrje të ngjashme./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne