Pakistani dhe Kina në vend të dollarit do të tregtojnë me juanin kinez

 Pakistani ka paralajmëruar një marrëveshje me Kinën për të përdorur monedhën kineze për tregtinë dypalëshe për t’i dhënë fund ngarkesës së mbështetjes në dollarin amerikanë.

“Kina dhe Pakistani ranë dakord të fillojnë me juan në vend të dollarit”, tha ministri i Informacionit, Fawad Chaudhry, për gazetarët në Islamabad.

Kjo marrëveshje, e arritur gjatë vizitës së tanishme të kryeministrit pakistanez në Kinë, sipas ministrit pakistanez do të ndihmojë Pakistanin të çlirojë ngarkesën e dollarit në 15 miliardë dollarë tregti dypalëshe.

Vizita zyrtare katër-ditore e kryeministrin pakistanez, Imran Khan, në Kinë përfundoi dje.

Zhvendosja në monedhën kineze po ashtu do të ndihmonte të dy vendet të zëvendësojnë dollarin amerikan shumë miliardësh për transaksionet e tyre dhe investimet në Korridorin Ekonomik të Kinës dhe Pakistanit (CPEC).

Katër qershor, Banka Shtetërore e Pakistanit formalisht lejoi ndërmarrjet publike dhe private të përdorin monedhën kineze për veprimtari dypalëshe të tregtisë dhe investimeve.

Projekti prej 54 miliardë dollarësh CPEC synon të lidhë provincën kineze Xinxiang strategjikisht të rëndësishme me portin pakistanez Gwadar, përmes një rrjeti rrugësh, hekurudhash dhe tubash për të transportuar mallra, naftë dhe gaz.

Korridori ekonomik jo vetëm që do t’i sigurojë Kinës akses më të lirë në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme, por do t’i sigurojë edhe miliarda dollarë përfitim Pakistanit për sigurimin e lehtësive të tranzitit në ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Sipas rregulloreve aktuale të këmbimit valutor, juani kinez (CNY) është monedhë e huaj e aprovuar për emërimin e transaksioneve në valutë të huaj në Pakistan si dhe monedhat e tjera ndërkombëtare si dollari amerikan dhe euro.

Banka Shtetërore e Pakistanit ka vendosur tashmë kuadrin rregullator të kërkuar që lehtëson përdorimin e juanit në transaksionet e tregtisë dhe investimeve siç është hapja e letrave të kredisë dhe lehtësimeve të financimit.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne